Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedonin e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/litër kështu që çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 do të jetë 81,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 do të jetë 83,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 1,50 den/l kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të jetë 82,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), ulet për 1,00 den/lit, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 78,50 den/lit.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,976 den/kg dhe do të jetë 54,154 den/kg.
Nga data 5.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 54,154 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 1,646% apo 17,450 $/ton, te nafta ka ulje mesatarisht 2,275% ose për 25,900 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka ulje mesatarisht për 1,931% apo 20,500 $/ton dhe te mazuti ka ulje mesatarisht për 2,204% ose për 15,450 $/ton, për shkak se në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, mesatarisht është 55,8040 den/$ dhe është përafërsisht 0,223 % më i ulët se kursi i dollarit (55,9286 den/$), sipas të cilit janë formuar çmimet me përllogaritjen e mëparshme.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.4.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.