Hapet filialja e HALK BANK në Preshevë
Nga sot e tutje preshevarët në HALK BANK kanë në dispozicion shërbimet përmes së cilave synohet të përmbushen në mënyrë efikase të gjitha shërbimet bankare duke krijuar vlera të shtuara për klientët thonë kështu në ditën e parë të hapjes solemne të HALK BANK drejtuesit e filialës dhe përgjegjësit e bankës. Korrektësia dhe besimi tek klienti do të jenë bazë e funskionimit të bankës sonë thotë drejtori regjional Gjorgje Zelenoviq. Roli i HALK BANK në Preshevë do të jetë tu ofrojmë qytetarëve tanë mundësi të mira bankare dhe mbështetje në zhvillim të ndërmarrësve vendës.
Sami Jusufi, drejtor i filialës në Preshevë Shqiprim Arifi sot ishte për vizitë në hapësirat e bankës ku realizoi takim të përbashkët me drejtuesit dhe stafin punonjës. Dita e sotme është ditë suksesi meqë angazhimi i kahmotshëm që kishim sot kurorëzohet me rezultat pozitiv thot Arifi. Hapjen e filiales Arifi e sheh mundësi të mirë të shërbimeve financiare. Pushtetarët me vizione të mira qeverisëse u bëjnë mirë preshevarëve.
Shqiprim Arifi si kryetarë komune në gushtin e vitit 2016 pati takuar drejtorin gjeneral të HALK BANK, Kenan Bozkurt ku kishte kërkuar hapjen e filiales në Preshevë. HALK BANK është bankë me kapital turk me qëllim të ruajtjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ekuilibrit social dhe mbrojtjes sociale. Në Serbi është prezente nga Maji i vitit 2015 me blerjen e 76.75% të aksioneve të Çaçanska banka, bankë e cila operonte nga shtatori i vitit 1956.
Sot produktet dhe shërbimet i gjeni në 28 degë, 8 filiale dhe 1 sportel. Detyra e sajë kryesore është të krijojë produkte që do të përmbushin plotësisht pritshmëritë e klientëve tê sajë.