Gjermania shfuqizon disa nga masat – udhëtim më të lehtë për turistët
Në kuadër të zbutjes së masave epidemiologjike kundër koronavirusit, Gjermania ka vendosur që pas datës 1 maj, kushdo që është pozitiv me koronavirus nuk do të duhet të izolohet, pra nuk do të ketë masa të detyrueshme karantine.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha se këto masa do të vlejnë për të gjithë, përveç punëtorëve në sektorin e shëndetësisë.
Ata mund të dalin nga izolimi pas pesë ditësh me një test negativ të shpejtë ose PCR.
Ministri u shpreh se një vendim i tillë është në fuqi, pasi askush nuk e kontrollon më karantinën, sepse është një procedurë burokratike që nuk ka shumë ndikim në numrin e rasteve të reja.
Vendimi është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për shtetas të huaj apo turistët, sepse lehtëson shumë udhëtimin dhe qëndrimin në vend.