Lajme
Tani mund të lëvizni lirshëm, Ardita Sinani mbush gropat nëpër rrugët e qytetit
Komuna e Preshevës më në fund ka filluar të intervenojë në riparimin e rrugëve dhe mbylljen e gropave në qytetin e Preshevës.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Kryetarja ka thënë në Facebook se sanimin e rrugës e ka bërë për qëllim që qytetarët të qarkullojnë lirshëm gjatë lëvizjes nëpër qytet.
“Kemi filluar mbushjen e gropave në komunën tonë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit rrugor dhe përmirësimit të infrastrukturës së komunikacionit”, ka shtuar Ardita Sinani.