Lajme

Shqiprim Arifi: Raportet me Kurtin i kam të shkëlqyera, Liburn Aliu është bërë vegël e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit

Përçarja e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës ditëve të fundit u bë temë edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti doli hapur në mbështetje të Ardita Sinanit dhe kundër shkarkimit të saj nga pozita e kryetares.

Ndërsa, ministri Liburn Aliu që është me prejardhje nga Lugina e Preshevës akuzoi Shqiprim Arifin se nuk kishte gatishmëri për unifikim të shqiptarëve në Luginë.

Ne pytjen drejtuar kryetarit te Presheves se cilat janë sot raportet e tij me kryeministrin Kurti a jane acaruar ato dhe pse?

“Me kryeministrin Kurti kemi marrëdhënie të mirë, të shkëlqyeshme, një mirëkuptim dhe dakordim në një masë të madhe për politikvn në vendin tonë, në Kosovë dhe në rajon.” u pergjigje Arifi.

“Me Albin Kurtin nuk kemi kurrfarë acarimi, të vetmen që kemi është Liburn Aliu që është bërë avokat i Sinanit dhe Kamberit dhe nuk varet prej meje, por nga Kurti nëse e lejon veten të ndikohet nga Liburn Aliu në drejtim timin apo jo, por nga ana ime në drejtim të Kurtit nuk ka asgjë të keqe.” ka thene Arifi.

Related Articles

Back to top button