Kur do të hiqet çertifikata e vaksinimit në kufi?
KSI DISKUTON PËR HEQJEN E CERTIFIKATËS PËR HYRJE NË VEND
Të hiqet posedimi i detyrueshëm i certifikatës për vaksinim ose tejkalimi i COVID-19 për hyrje në vend, këto propozime do t’i diskutojë Komisioni për sëmundje infektive këtë javë. Për momentin, certifikata mbetet e vlefshme për hyrjen në një pjesë të mbyllur të objekteve hotelierike, sepse Komisioni vlerëson se është i nevojshëm një lehtësim gradual i kufizimeve.
KSI
“Lehtesimi i masave restriktive po vijojnë me tempon e duhur, varësisht nga gjendja epidemiologjike në vend. Propozimi i ri është lehtësimi i masës për të hyrë në vend pa certifikatë vaksinimi. Kjo duhet të shqyrtohet dhe pastaj miratohet nga Qeveria”.
Në seancën e qeverisë javën e kaluar u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, barnatoreve, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuar.