Lajme

Delegacioni i OKB-së në Beograd viziton Preshevën

Përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Angela Zettler dhe Dimitrija Rexhiç, vizituan komunen e Presheves dhe biseduan me kryetarin Shqiprim Arifi, shkruan Presheva.AL

Në takim u diskutua për situatën në Preshevë dhe pasivizimin e adresave, ndërsa Arifi i njohu mysafirët me pozitën dhe statusin e preshevarëve dhe problemet me të cilat ballafaqohen, duke iu referuar veçanërisht fshirjes nga regjistri shtetrore i qytetareve.

“U njoftuan për sfidat dhe vështirësitë aktuale të shqiptarëve të Luginës, si dhe për skenarët diskriminues të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve të Luginës, me fokus në pasivizimin e adresave; strategji kjo, e cila po zbatohet në mënyrë selektive nga serbia për shqiptarët e Luginës dhe që ka për synim të ndryshojë strukturën etnike në komunitetet shqipfolëse.”, thuhet në njoftimin nga kryetari Arifi.

“Kërkova angazhimin më të lartë në zgjidhjen e këtyre çështjeve, si dhe vëmendjen e plotë të faktorit ndërkombëtar ndaj shqiptarëve të Luginës” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.

Related Articles

Back to top button