Lajme

Zvicra heq të gjitha kufizimet për hyrje, ja data

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë.

Më 2 maj, pra, do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes (sot) nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Do të ketë edhe më tutje kufizime për lëshimin e vizave.

Related Articles

Back to top button