Lajme
Në shkollën fillore në Leran tek paralelja e çerdhes shfaqen gjarprinjë
Paralelja e entit parashkollorë 8 marsi e cila gjindet në hapsirat e shkollës fillore 9 maji në fshatin Leran po përballet me një problem jo të zakontë, shkruan Presheva.AL
Redaksia e Presheva.AL ka pranuar një shqetësim nga një prind i cili sqaron se puntorët e kësaj shkolle tashmë dy herë hasin në zvarranik – gjarpërinjë në ambient të shkollës.
Përderisa gjendja në këtë shkollë është dramatike, që e rrëqeth secilin, prindërit kanë vendosur që fëmijët e tyre mos ti dërgojnë në mësim deri në zgjidhjen e këtij problemi, madje ata i bëjnë thirrje organeve kompetente të komunës së Preshevës që të intervenojnë dhe të ua mundësojnë mësimin pa frikë dhe ankth.