Janë hequr masat e antikovidit për hyrjen në Serbi!
Prej ditës së sotme pushojnë së zbatuari të gjitha masat kontrolluese dhe kufizimet për hyrjen në Serbi, në lidhje me sëmundjen ngjitëse Covid-19, si për shtetasit e huaj ashtu edhe për ata vendas.
Nga mesnata, shtetasit serbë, si dhe shtetasit e huaj, nuk u kërkohet të kenë test negativ PCR, test të shpejtë të antigjenit, dëshmi të sëmundjes apo certifikatë vaksinimi kur hyjnë në vend, pavarësisht se nga cili shtet vijnë në Serbi.
Vendimi për hyrje të lirë të shtetasve serbë dhe të huaj në vend është marrë në bazë të situatës aktuale epidemiologjike në vendin tonë dhe është në përputhje me vendimet e shumicës së vendeve të Evropës dhe të rajonit. Institucionet kompetente vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës epidemiologjike në Serbi nga ora në orë dhe do ta informojnë publikun me kohë.
Ky vendim, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, nuk do të thotë se ka mbaruar pandemia e virusit të koronës dhe se qytetarët nuk duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.
Rekomandimi për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi, ndërsa mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore është e detyrueshme.
Dispanseritë e COVID-19, pikat e testimit të virusit Covid-19 dhe pikat e vaksinimit vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht.