Lajme

KRZ vendos në Tërrnoc anulohen zgjedhjet do të votohet përsëri

Komisioni Republikan Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur të hënën më 9 maj 2022, ka aprovuar kërkesën e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit për ripërsëritje të zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.

Vendimi i KRZ-së për ripërsëritje të zgjedhjeve, është ndër vendimet e pakta që bien në kundërshtim me vendimet paraprake të Komisioneve komunale zgjedhore.

Në shumicën e rasteve, KRZ ka vendosur, njejt siç kanë vendosur KKZ, e në rastin e Tërnocit Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit, me shumicë votash ka refuzuar kërkesën e SPS-it për ripërsëritje te zgjedhjeve, e që KRZ nuk e morri për bazë ate.

Related Articles

Back to top button