Lajme
Llogaria e komunës u gjet me 2 milion dinarë dhe borxhe
Xhirollogaria e komunës u gjet vetëm me 2 milion dinarë dhe borxhe enorme
Xhirollogaria e komunës së Preshevës është gjetur vetëm me 2 milion dinarë ka konfirmuar sot në foltoren e kuvendit kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.
Arifi ka potencuar se në këtë fazë ky pushtet ka trashëguar edhe borxhe në vlerë me miliona dinarësh.
Sipas të parit të komunës qeverisja e re e pushtetit lokal, Preshevën e ka gjetur në situatë kaotike financiare me borxhe të trashëguara nga kompanit private, borxhi ligjor që duhet të paguhet ndaj RTV PRESHEVA dhe të tjera.