Lajme
Ish kryetarja e komunës harxhon 40 mijë euro për 9 muaj qeverisje për meze dhe raki
Për derisa Komuna e Preshevës, llogaritet njëra ndër Komunat më të varfera dhe me pak të zhvilluara në Serbi, ish Kryetarja e Komunës aspak nuk e kurseu buxhetin e Komunës, shkruan Presheva.AL
Sipas këshilltarit Amir Latifi, gjatë fjalimit në kuvendin komunal të Preshevës Ardita Sinani ka harxhuar për 9 muaj qeverisje 40 mijë euro për meze dhe raki.
Amir Latifi, shef i grupit të këshilltarëve të APN- së gjatë diskutimit për buxhetin ka konfirmuar se
40.000 euro janë harxhuar vetëm për 9 muaj qeverisje për meze dhe raki. Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore 8.000 euro janë shpenzuar për harxhime të telefonit.