Lajme
Njoftim nga shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” pas alarmit për bombë
Të nderuar prindër, nxënës, kolegë dhe dashamirë të shkollës.
Pas një alarmi për bombë, ku u përfshi edhe shkolla jonë, organet kompetente na kanë urdhëruar për evakuimin e nxënësve dhe personelit dhe e kanë kontrolluar objektin në mënyrë profesionale.
Në këto momente nuk ka nevojë për panikë, pasiqë nuk është gjetur asgjë shqetësuese.
Mësimi pasdite do të zhvillohet online, kurse ne do t ju mbajmë të informuar vazhdimisht.
Nga drejtoria e shkollës
Fitore Sahiti