Lajme
Reagon Shqiprim Arifi pas alarmit për vendosjen e bombave nëpër shkolla në Luginën e Preshevës
Shumë i shqetësuar nga lajmi alarmues për vendosjen e bombave nëpër shkolla në Luginën e Preshevës.
Dënoj ashpër paralajmërimet kërcënuese anonime, që pezullojnë mbarëvajtjen e mësimit për të cilat është urdhëruar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në ato ambiente.
Kërkoj nga organet e rendit të kryhen procedurat e nevojshme për hetimin e rastit, pasi mirëqenia dhe siguria e çdo qytetari është prioritet i padiskutushëm!