Lajme

Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu takohen me ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën ekonomike e politike në Luginë të Preshevës

Me Ambasadorin e Gjermanisë, Thomas Schieb, për situatën e përgjithshme ekonomike e politike në Luginë të Preshevës.

Në misionin diplomatik të ambasadës së Gjermanisë, si një mbështetëse e aspiratave europiane, bashkëpunëtore dhe aleate e fortë, morëm angazhim për më tepër bashkëpunim dhe ndërveprim për objektivat e zhvillimit të ekonomisë.

E njoftuam më hollësisht, mbi ballafaqimin me sfidat në aspektin politik; për mungesën e gatishmërisë në nivel qeveritar për përmirësimin e pozitës së qytetarëve të Luginës së Preshevës, për mohimin e të drejtave elementare si dhe faktin shqetësues për fushatën spastruese në nivel shtetëror ndaj shqiptarëve.

Mirënjohës për prezencën, kontributin dhe mbështetjen në zhvillimin dhe integrimin e shqiptarëve në politikat me synime të përbashkëta, nga shteti Gjerman.

Related Articles

Back to top button