Lajme
Arifi dhe Salihu takim me përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW
Arifi dhe Salihu takim me përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW
Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetari u kuvendit, Sami Salihu gjatë qëndrimit në Beograd realizuan takim me përfaqësues të Bankës KfW në Beograd, me të cilët diskutuan rreth forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit.
Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi rritjen e kapaciteteve dhe mekanizmave bashkëpunues për trajtimin dhe adresimin e problemeve në sektorin e ekonomisë.
Drejtuesit e Bankës KfW me ekipin e saj janë të përkushtuar për të siguruar vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta në proces si dhe arritjen e objektivave të përcaktuara bashkarisht ka shkruar në shkrimin e postuar në fb Shqiprim Arifi.