Lajme

Sami Salihu vizitë tek varri i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu në Gosponicë

Sot 29 maj 2022 eshte 23 vjetori i renjes heroike te deshmorit Ibrahim Fejzullahu, njeri nga organizatoret e luftes se UÇK ne zonen operative te Karadakut.

Kryetari i kuvendit te Presheves njeherit drejtursi i Levizjes per Reforma me bashkepuntoret e tij kane bere homazhe tek varri i deshmorit ne fshatin Gosponice.

“23 vjet më parë në mënyrë heroike ra dëshmor Ibrahim Fejzullahu, njëri nga organizatorët luftës së UÇK në Zonën operative të Karadakut.

Me meritë të plotë, i njejti u dekorua me Urdhërin ” Hero i Kosovës” sepse ai ishte një nga pishtarët e luftës për liri në Kosovë por edhe në trojet gjithshqiptare.

Sot vizituam varrin e dëshmorit nga Lugina e Preshevës – Ibrahim Fejzullahu, duhe rikujtuar e përulur për veprën e tij të pavdekshme.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Salihu ne rrjetin social facebook.

Ibrahim Sejdulla Fejzullahu – Z.O. e Karadakut të UÇK-së, lindur më 06.05.1967 – 29.05.1999 në fshatin Gosponicë të Preshevës.

Ibrahim Fejzullahu ishte ndër të parët në organizimin e luftës në kuadër të zonës opoerative të Karadakut të UÇK-së që vepronte në njësitin për furnizim të armëve të zonave Llap e Karadak. Ibrahim Sejdulla Fejzullahu kishte marrë pjesë në shumë aksione për furnizimin e armëve në vitin 1998-1999.

Ra dëshmorë më 29 Maj 1999 në krye të detyrës. Lufta e UÇPMB-së merr brigada 113 emrin e dëshmorit të Kombit Ibrahim Fejzullahu.

Related Articles

Back to top button