Lajme

ARIFI NGA CYRIHU JEP LAJMIN E MIRË “Presim investime të reja në infrastrukturën shkollore”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë vizitës në Zvicër, është pritur në takim nga Përparim Avdili, kryetar i FDP-së në qytetin e Cyrihut dhe Filippo Leutenegger, udhëheqës i Departamentit për Arsim dhe Sport në kantonin e Cyrihut, percjell Presheva.AL

Arifi nga Zvicra thotë se kemi filluar të ndërtojmë “ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi!”.

Gjatë këtij takimi Arifi ka dhënë një lajm të mirë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Preshevës.

“Nga ky takim dhe nga komunikimi i vazhdueshëm me ta, presim investime të reja në infrastrukturën shkollore, duke e përmbushur kështu një nga prioritetet në vazhdimësi të qeverisjes sonë të mirë.
Z.Leutenegger ka kuptuar më shumë rreth nevojave tona dhe është zotuar për të ndihmuar shkollat e Luginës së Preshevës, duke intervenuar në strukturën e brendshme përmes pajisjes me inventar të ri.” ka thënë Arifi.

Kujtojmë se shkollat në Luginë të Preshevës janë të ndërtuara mes viteve 80 dhe 90 dhe nga atëherë nuk ka pasur investime serioze ne infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme.

Related Articles

Back to top button