Lajme

100 EURO NGA SHTETI PËR TË RINJËT ‘Afati i fundit është sonte në mesnatë’

Edhe sonte do te jete hapur linku per te rinj qe duan te aplikojne qe ti marrin 100 euro nga qeveria serbe.

Aplikimi eshte per të rinjët e moshës 16 deri në 29 vjeç për ndihmë shtetërore në shumën prej 100 euro dhe është i hapur sot deri në mesnatë.

Aplikimin mund ta beni në faqen e trezorit idp.trezor.gov.rs.

Deri më tani kanë aplikuar për ndihmë mbi 950 mijë të rinj, nga gjithsej një milion që kanë të drejtën e këtij përfitimi shtetëror.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që deri më 13 janar të këtij viti kanë mbushur 16 vjeç dhe nuk kanë mbushur 30 deri në këtë datë.

Vlen te theksohet se ata te rinje qe kane aplikuar njehere dhe i kane marrur parat ne janar nuk kane nevoje per aplikim te dyte.

Related Articles

Back to top button