Lajme

Qeveria ka marrë një vendim për karburantet: ÇMIMI DO TË JETË I KUFIZUAR DERI MË 30 QERSHOR

Qeveria e Serbisë ka vazhduar sot kohëzgjatjen e Dekretit për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës deri më 30 qershor 2022.

Në tekstin e Dekretit për ndryshimin e Dekretit për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, thuhet se është e nevojshme zgjatja e afatit të vlefshmërisë së kufirit të çmimit edhe në 30 ditë të tjera.

“Duke pasur parasysh se tregu i derivateve të naftës është ende i paqëndrueshëm, anëtarët e qeverisë e morën këtë vendim për të parandaluar shqetësime të mëdha në atë treg dhe për të ruajtur standardin jetësor të popullatës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Serbe.

Related Articles

Back to top button