Lajme
Alarmante/ Në Maqedoni nga mesnata benzina dhe nafta shtrenjtohet për 9 denar
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim që nga mesnata të rritet çmimi për dizelin dhe naftën, përcjell SHENJA.
“Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të rritet për 9,00 den/l, ndërsa i benzinës pa plumb EUROSUPER BS-98 do të rritet për 9,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 9,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,50 den/litër”, raportojnë nga Komisioni.
Këto janë çmimet e reja:
Benzin EUROSUPER BS – 95 104.00 (dena/litër)
Benzin EUROSUPER BS – 98 106,50 (dena/litër)
Dizel EURODIESEL BS (DE V) 95.00 (denarë / litër)
Vaj për djegie (EL-1) 93.00 (den/litër)