Lajme

Nga sot zbatohen rregullat e reja për hyrjen në Gjermani

Pandemia e koronavirusit vazhdon të lehtësohet në sezonin e verës dhe që nga 1 qershori, Gjermania heq detyrimin për pasagjerët për të vërtetuar se janë vaksinuar ose janë testuar negativë për PCR.

“Ne po shfuqizojmë rregullin 3G deri në fund të gushtit”, tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach. 3G do të thotë dëshmi e vaksinimit, një infeksion i fundit ose një test negativ.

Heqja e këtij detyrimi, megjithatë, nuk është e përgjithshme, sepse udhëtarët nga vendet me variante aktive dhe ngjitëse të koronavirusit duhet të vazhdojnë të hyjnë në një karantinë dy-javore pas hyrjes, edhe nëse janë të vaksinuar ose në shërim.

Nëse qeveria federale përcakton një zonë si të rrezikshme, “pasagjerët nga atje duhet të karantinohen,” tha Lauterbach. “Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë në një pandemi globale edhe kur incidenca e infeksionit është në rënie”.

Gjermania aktualisht nuk përcakton asnjë zonë në botë si të rrezikshme për shkak të disa variacioneve të rrezikshme të virusit.

Sipas Funke, qeveria do të miratojë të mërkurën një ndryshim në dekretin për hyrjen në vend dhe pritet të njohë vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe jo vetëm nga Bashkimi Evropian.

Related Articles

Back to top button