Turqia heq të gjitha masat për të hyrë në vend
Turqia hoqi te gjitha masat e detyrueshme, deri para dy dite ishte e detyrueshme mbajtja e maskave më 30 maj.
Nga sot nuk duhet nje test PCR negative ose një test i shpejtë për virusin korona në të gjitha pikat kufitare nuk është më i nevojshëm për të hyrë në Turqi, shkruan gazeta Hurriyet.
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë u dërgoi një letër qarkore guvernatorëve të 81 provincave në atë vend duke i informuar për heqjen e detyrimit për të patur rezultate negative PCR ose një test të shpejtë për koronavirus për të hyrë në vend përmes të gjitha pikave kufitare – ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare, raporton Interfax.
Më parë, turistët pa certifikatë vaksinimi ose certifikatë të COVID-19 për të hyrë në Turqi duhej të dorëzonin një test PCR negativ të bërë të paktën 72 orë përpara hyrjes, ose një test antigjeni jo më të vjetër se 48 orë.
Turqia gjithashtu hoqi mbajtjen e detyrueshme të maskave më 30 maj dhe ky rregull mbeti në fuqi vetëm në institucionet mjekësore.