Nëse nuk e keni paguar denimin mund të ju kthejnë nga kufiri
Fillimi i sezonit turistik sjell interesim të shtuar për aplikimin e rregulloreve që vlejnë në qarkullimin e pasagjerëve.
Oragnet e punëve të brendshme tashmë kanë filluar në mënyrë rigoroze që ti aplikojnë këto rregullore.
Sipas informacioneve nga Ministria e Drejtësisë, çfardo dënimi që keni pa paguar dhe i cili është i evidentuar në sistem, gjatë kontrollit të dokumentacionit në kufi, me automatizëm do të shfaqet nëse keni ndonjë borxh të pa shlyer.
Kjo sipas MD-së, nuk janë vetëm dënime komunikacioni por edhe dënimet tjera që i keni të pa shlyera dhe këto do të ju shfaqen gjatë hyrjeve dhe daljeve nga vendi.
“Këto janë urdhëresat për pagesë që lëshon policia e komunikacionit, policia komunale dhe dogana, e të cilat ju shfaqen gjatë kalimit të cilit do kufi. Nëse brenda 8 ditëve nga dita e shqiptimit të dënimit nuk e keni paguar gjysmën e shumës së dënimit, këto urdhëresa vijnë në Gjykatën për Kundërvajtje dhe të cilat ne më pas i ekezekutojmë”kanë thënë nga MD.
Sipas MD-së nganjëherë edhe shuma e pa paguar prej 1000 dinarë mund të jenë pengesë për hyrje apo dalje nga vendi, e cila më pas kalon në proceduarë gjyqësore.
Nëse dëshironi ta verifikoni, keni apo jo borxh të pashlyer dhe të jeni të sigurtë për të udhëtuar këtë mund ta bëni në linkun e mëposhtëm.