Në Maqedonin Veriore rriten çmimet e bileta të autobusëve
Shtrenjtohen biletat e autobusit Kumanovë – Shkup
Duke filluar prej sot, shtrenjtohen per 20 denarë biletat e autobusit (transportit publik) në destinacionin Kumanovë-Shkup. Pra tani, do te duhet ta paguani biletën 170 denarë, në vend të 150 denarëve, sa kushtonte bileta deri tani. Bileta mujore ose me mire thënë, bileta për 24 ditë pune, tani e tutje do të kushtojë 8.160 denarë.
Që sot, pas shtrenjtimit të biletave, filluan edhe reagimet e para të qytetarëve, sepse, siç shprehen ata, kjo është edhe “një goditje e madhe për buxhetin familjar”, pasi transportin me autobus “e shfrytëzojnë kryesisht studentët dhe punëtorët që udhëtojnë çdo ditë për në Shkup”.
Edhe taksistët ankohen dhe përpiqen ta arsyetojnë rritjen e çmimit të biletave.
“Nafta është shtrenjtuar dhe nuk kemi zgjidhje tjetër. E dimë që është e shtrenjtë, por edhe ne nuk mund as te mbulohemi edhe me kete cmimi, e paramendoni me cmim tjeter me te ulte. Ju a e dini se një litër naftë është 100 denarë. Nëse shteti vendos të subvencionojë transportin, ne do t’i kthejmë çmimet e vjetra”, thonë taksistët.