Lajme

Mungesa e cigareve në Gjermani?

Situata e tensionuar në Ukrainë po shkakton probleme të ndryshme logjistike dhe prodhuese si në Evropë ashtu edhe në Gjermani. Mund të ketë mungesë cigaresh.

Konflikti në Ukrainë çon në pengesa në dërgimin e produkteve të ndryshme në Gjermani. Supermarkete të ndryshme si Lidl, Aldi dhe Rewe kanë rafte gjysmë bosh me sende ushqimore si makarona, miell, maja, mjaltë apo vaj ushqimor. Por kjo nuk është e vetmja gjë që preket aktualisht nga vonesat e dorëzimit.

Prodhuesi i cigareve Filip Morris prodhon gjithashtu produkte të duhanit Marlboro dhe L&M. Një nga fabrikat për prodhimin e kutive të letrës ndodhet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkov, shkruan revista Phoenix dhe transmeton Poslovni dnevnik.

Por për shkak të situatës së tensionuar në Ukrainë, prodhuesi e ka mbyllur fabrikën tani për tani. Kjo çon në mungesë letre dhe pengesa në dërgimin e cigareve.

“Për shkak të situatës së tensionuar në tregjet botërore të lëndëve të para dhe mungesës së kutive të kartonit, në fakt mund të ketë një furnizim të vështirë”, tha kompania e duhanit për Bild.

Megjithatë, pengesat e mundshme nuk duket se prekin të gjitha madhësitë dhe produktet e paketimit. Një zëdhënëse e kompanisë së shitjes me shumicë Lekerland bëri të ditur se do të ketë “vështirësi me dërgimin e paketave të caktuara të cigareve”.

Deri më tani, vetëm Marlboro Red dhe Gold në kutitë 22 dhe 29 janë prekur nga mungesa.

Makineritë shitëse të cigareve janë aktualisht më të prekurit, konfirmon Ciril Ratc, menaxher i shitjeve të shitësit me shumicë të duhanit Dietz për gazetën Bild. Shumë makina shitëse cigaresh nuk kanë më Marlboro. Për momentin, nuk është e mundur të specifikohet se kur do të zgjidhet ky problem.

Related Articles

Back to top button