Stuhi shiu e breshëri, Komuna e Preshevës thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar
Përmes një njoftimi Komuna e Preshevës u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë disa ditëve në vazhdim të kenë kujdes të shtuar për shkak të motit të ligë me stuhi shiu dhe breshëri.
Komuna ka publikuar disa rekomandime për qytetarët që të evitojnë ndonjë rrezik të mundshëm.
Të dashur qytetar!
Ju bëjmë thirrje të keni kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve për shkak të motit të keq.
Nëse mundeni, kufizojini lëvizjet në këmbë meqë parashikohet stuhi me shi dhe breshër. Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme, na jep disa këshilla për të evituar rrezikun:
1. Mos qëndroni pranë pemëve, shtyllave të telefonit. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.
2. Gjatë stuhisë me vetëtima, mos përdorni ombrellë, qendroni larg gardheve me tela, paisjeve me tela për tharjen e rrobave dhe objekteve të tjera metalike.
3. Gjatë stuhisë me vetëtima, qendroni larg paisjeve elektronike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza paisjet kryesore elektrike.
4. Kini kujdes fëmijët dhe të moshuarit në hapësirat jashtë, evitoni daljet e panevojshme!
Në rast të ndonjë situate emergjente: Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme: 0648930677.