Arkiva shtetërore e Shqipërisë shumë shpejt do të vie në Preshevë
Këndi Arkivor i Shqipërisë në Bibliotekën e qytetit ” Mehmet Jusufi”.
Pas marrëveshje së bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, për dhënien e Këndit Arkivor, drejtuesit bibliotekës së qytetit sot janë takuar me zyrtarët e Arkivave të R.Shqipërisë për të konkretizuar këtë nismë. Gjatë takimit të sotëm janë detajizuar të gjitha aspektet e marrëveshjes.
Me anë të këtij bashkëpunimi do ti mundësohet komunitetit shkencor të Preshevës që të kenë qasje të plotë në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqendrës shqiptare.
Drejtori Reshat Neziri gjatë këtij takimi ka thënë se tha se ndjehet i lumtur që përmes këtij projekt Shqipëria tashmë shumë shpejt do të jetë në Preshevë.
Këndi arkivor do të jetë një mundësi e artë për studiuesit pasi do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha dokumente historike të shqiptarëve.