Lajme

Në kufirin e Preshevës me 600 mijë euro arrestohet drejtuesi i intelegjencës nga Ukraina

Në pikën kufitare të Preshevës ditë më parë është arrestuar ukrainasi Andriy Naumov, një nga drejtuesit e shërbimit të inteligjencës ukrainase SBU, i cili është shkarkuar më 31 mars për shkak të tradhtisë së lartë, ka raportuar media nga Ukraina “Ukrainian Pravda” dhe disa media të tjera ukrainase, percjell Presheva.AL

Doganat dhe policia kufitare parandaluan kontrabandën e 600 mijë eurove dhe 125 mijë dollarëve kash dhe një guri të çmuar – smerald në një automjetin BMW të martën (më 7 qershor 2022), në të cilin, siç u njoftua mga dogana, në veturë ishin dy persona njëri me shtetësi gjermane me inciale A.A. dhe tjetri me shtetësi Ukrainase me iniciale A.N, ndërsa mediat ukrainase pretendojnë se njëri nga të arrestuarit është Andriy Naumov.

Më 31 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e largoi atë nga posti i kreut të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, duke e akuzuar për tradhti të lartë.

Shtetasi gjerman dyshohet se është shoferi i tij.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të lëshuar më 8 qershor, thuhet se gjermani A.A. dhe ukrainasi A. N. janë arrestuar nën dyshimin për pastrim parash.

Related Articles

Back to top button