Lajme
Maida Salihu poetja nga Presheva që premton shumë
Maida Salihu është poetja e re e radhës, e cila është duke e përfaqësuar denjësisht, zhanrin e poezisë kudo ku ajo merr pjesë!
Ajo është nga fshati Shoshajë Komuna e Preshevës, dhe vijon mësimet në Shkollën Fillore “prof. Ibrahim Kelmendi” ku cilësohet një nga nxënëset, më të shkëlqyeshme të kësaj shkolle.
Madje, viteve të fundit ajo ka botuar librin me poezi ” Gëzimet tona ” e cila është promovuar në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, ku pjesmarrës kanë qenë elita e poetëve dhe shkrimtarëve, të cilët e kanë vlerësuar tej mase madhështinë e këtij libri.
Plejada e poetëve të ri, në Preshevë kohëve të fundit ka shënuar një përparim goxha të mirë, dhe në të ardhmen presin shumë që ta shfaqin kulturën tonë edhe në trojet shqiptare.