Lajme

HIQEN KUFIZIMET Nuk keni nevojë për vaksinë nëse udhëtoni në Gjermani

Ambasada gjermane në Serbi njoftoi se rregullat që ishin në fuqi para pandemisë përsëri vlejnë për hyrjen e shtetasve serbë në atë vend.

Kjo do të thotë se pasagjerët nuk do të kenë më nevojë të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë infektuar apo janë testuar negativë për virusin korona.

Sipas rregullave që kanë hyrë në fuqi të shtunën, më 11 qershor, shtetasit serbë mund të qëndrojnë në vendet e Shengenit pa vizë deri në 90 ditë në 6 muaj në rast të një prej qëllimeve të deklaruara të qëndrimit: turizëm, udhëtim pune, vizitë, lloje të tjera udhëtimesh që nuk lidhen me punën në Gjermani.

Për të punuar në Gjermani kërkohet vizë.

Related Articles

Back to top button