Lajme
Rama dhe Abazoviq nisen drejt Kievit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Para disa ditëve, Abazoviq ka marrë një ftesë për ta vizituar Kievin, nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky” ka shkruar Rama ne facebook duke publikuar edhe fotot para aeroplanit AirAlbania.