Lajme

Shqiprim Arifi me apel për qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës: Kërkon krijimin e “FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT”

Në Prishtinë sot u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. në takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, shkruan Presheva.AL

Mbledhje kjo e teta me rradhë u nënshkruan 19 marrëveshje për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqiprisë.

Në vitin 2020 Shqiprim Arifi si kryetar i Preshevës dhe Nagip Arifi si kryetar i Bujanocit kishin dorëzuar dy qeverive nje kërkesë për krijimin e “FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT”, e kjo kërkesë nuk është aprovuar ende nga asnjëra qeveri.

Takimi i sotshëm nga kryetari i Preshevës i cili bëri apel për krijimin e këtij fondi me qëllim që mbështetja për Luginën të jetë afatgjate.

“Apel dy qeverive tona.
Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.
Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.
Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë.” ka shkruar Arifi në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se sot në mbledhjen e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë janë arritur të firmosen 19 marrëveshjet.

Related Articles

Back to top button