Të rinjt nga Prishtina, mysafirë në Beograd
Një grup i të rinjve nga Prishtina aktualisht ndodhet në Beograd, në kuadër të një vizite studimore përmes projektit “Forcimi i zërave lokalë për zhvillim të drejtë”. Në vjeshtë, të rinjtë nga Serbia do ta kthejnë vizitën e tyre dhe në atë mënyrë do të përpiqen të tejkalojnë dallimet dhe intolerancën e imponuar nga rrethanat aktuale socio-politike, thonë organizatorët.
Pas takimit të mirëseardhjes të martën, ku ishte i pranishëm, ndër të tjera, William Hopkinson nga Ambasada Britanike, të rinjtë u shoqëruan me bashkëmoshatarët që jetojnë ose studiojnë në Beograd. Ishte veçanërisht interesant shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve me studentët e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik, për të cilët ky ishte një ushtrim i mirë gjuhësor.
Si pjesë e një vizite studimore në Beograd, të rinjtë nga Prishtina do të vizitojnë Muzeun Nikola Tesla dhe Muzeun e Jugosllavisë, Avala, si dhe KOMS, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe Iniciativa Qytetare, e cila pret vizita në bashkëpunim me (PEN, Peer Educators Network), një organizatë partnere nga Prishtina.