Lajme

VV jep arsye pse Serbia po e pengon Shaip Kamberin të bëhet deputet në Parlamentin serb

Në Tërnoc derisa po pritej që të bëhej votimi i katërt përmes secilës do të vendosej nëse Shaip Kamberi do ta ketë edhe një mandat të deputeti në Kuvendin e Serbisë, kjo gjë nuk ndodhi. Votimi u pengua siç tha Kamberi u bënë parregullsi e shantazhe nga pala serbe.

Por ndaj këtij pengimi ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Për t’u bërë deputet nëse je me kombësi shqiptare në Serbi të përsëriten zgjedhjet plot katër herë.

Sot, Presidenti i Serbisë u paraqit në samitin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Aty po kërkonte të ardhmen evropiane të Serbisë, teksa në Tërnoc, lokalitetit më të madh të Bujanocit, po pengohej mbajtja e zgjedhjeve për herë të katërt, ngase aty po kandidon një shqiptar Shaip Kamberit përballë Ivica Daçiqit, partisë së tij.

Ky është një rekord tjetër i zi i Serbisë, udhëheqësit e së cilës kanë prodhur vetëm në muaj e fundit një listë të gjatë të rekordeve të tilla.

Pse duhet të përsëritetn zgjedhjet katër herë në Tërnoc dhe të pengohet nga marrja e mandatit të deputetit Shaip Kamberi? Nuk ka tjetër përgjigje përpos që është shqiptar dhe që mban qëndrime që dënojnë krimet e luftës së Serbisë, mohimin e të drejtave të shqiptarëve aktualisht në Serbi dhe flet shqip në Kuvend kur i denoncon këto qëndrime të institucioneve të Serbisë.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misionit vëzhgues të zgjedhjeve OSBE, Këshillit të Evropës e OKB-së që të sigurojnë proces të drejtë e demokratik dhe të mos lejohet deformimi i vullnetit politik të qytetarëve të Luginës. Këta dy ish-ministra të Millosheviqit nuk mundë të vazhdojnë me metoda të ish-shefit të tyre. Është e tmerrshme dhe e papranueshme që me metoda fashiste të shek. XX të luftohen shqiptarët edhe në dekadën e dytë të shek. XXI.

Related Articles

Back to top button