Shaip Kamberi me libër sërbisht në prehër, i kërkon votën shqiptarëve në Tërnoc
Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi i cili garon si bartës i listës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka bërë thirrje te bashkëfshatarët e tij që të dalin e të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen nesër në fshatin Tërnoc në vendvotimin numër 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, shkruan Presheva.AL
Përmes një statusi në facebook, Kamberi, ka ka garantuar shqiptarët se me të gjitha kapacitetet e tij do ti përfaqësojë në mandatin e ardhshëm.
“Këtu më keni, jam në disponim me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore e profesionale për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët për qëllimet e tona fisnike.”
Në mesin e shumë mesazheve drejtuar bashkëfshatarëve, Kamberi ka zgjedhur ta bëjë me një foto ku duket i ulur ne fotele dhe duke mbajtur në duar një libër sërbisht “Zbirka *****” të cilin nuk kemi mundur ta gjejmë se çfarë përmbajtje ka libri që kamberi e mban në duar për deri sa është duke i ftuar Tërnocasit që nesër të votojnë.
A është kjo përzgjedhje e rastësishme nga vet Kamberi që të pozojë me libër sërbisht në duar dhe ti kërkojë votuesve shqiptar votën, këtë nuk e dijmë, por kujtojmë se Kamberi i cili garon për shumë vite me rradhë në parlamentin serb për deputet e që i përfaqëson shqiptarët e Luginës nuk ka ndonjë plan të qartë për rrugën e tij politike.