Lajme

Nga 1 gushti hyrja në Kosovë bëhet me një fletë-deklarim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS dhe ka marrë vendim për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, transmeton Presheva.AL.

Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal (letërnjoftim) të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Çështja e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në Bruksel.

Megjithëse në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”, gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

Që nga ajo kohë, Serbia ka aplikuar dokumentet me shkrim “hyrje-dalje”, kurse autoritet e Kosovës nuk e kanë aplikuar një gjë të tillë.

Related Articles

Back to top button