Lajme

Nga sot cigaret shtrenjtohen 10 dinarë

Nga sot, cigaret do të kushtojnë 10 dinarë me shtrejte për paketë.

Rritja e çmimit vjen si pasojë e rritjes së akcizës, e cila rregullohet çdo gjashtë muaj, pra në janar dhe korrik, në përputhje me kalendarin e akcizës.

Akciza do të rritet nga 79,75 në 81,25 dinarë, gjegjësisht për një dinar e gjysmë, dhe do të rritet edhe gjashtë herë deri në fund të vitit 2025, sipas dinamikës së korrigjimit dy herë në vit.

Synimi i këtyre ndryshimeve është harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian, sipas të cilit deri në vitin 2025, të ardhurat e shtetit për 1000 cigare duhet të rriten nga 70 euro, që tani janë, në të paktën 90 euro.

Related Articles

Back to top button