Lajme
Kolona në kufirin Hungari – Serbi arrin në 9 kilometra
Kane filluar pushimet e bashkatdhetareve tane qe vijne nga Evropa ne vendlindjet e tyre.
Megjithatë, pritjet e gjata në kufij janë duke krijuar telashe për ta.
Në kufirin Hungari-Serbi, pritjet janë duke u bërë të padurueshme dhe të paarsyeshme.
Sipas një bashkatdhetari i cili ka konfirmuar per Presheva.AL, kolona ka arritur në 9 kilometra, teksa thuhet se do presin edhe së paku 4 orë në të njëjtën pikë.
Kolona pritet te behen edhe me te medha ne kufirin Horgosh gjate dites pasi shumica e bashkatdhetareve kane filluar tashme te vijne drejt vendlindje.