Lajme

Sot nga ora 15:00 do të hyjnë në fuqi çmime të reja të derivateve

Sot nga ora 15:00 do të hyjë në fuqi çmimi i ri i derivateve, sipas të cilit Eurodieseli do të shitet me çmim jo më shumë se 218 dinarë për litër, ndërsa benzina motorike Europremium BMB 95 për jo më shumë se 203 dinarë për litër.

Këto çmime maksimale të karburanteve të specifikuara do të vlejnë deri të premten e ardhshme.

Më parë Eurodieseli kushtonte maksimumi 218 dinarë, ndërsa benzina 205 dinarë për litër.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë më 10 shkurt, për të parandaluar ndërprerjet e mëdha në tregun e derivateve dhe për të ruajtur standardin e jetesës së popullatës, miratoi Rregulloren për kufizimin e çmimit të karburanteve në pompat e karburanteve. Që atëherë, Rregullorja është zgjatur disa herë, dhe sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, kufiri i çmimeve të derivateve të naftës është zgjatur deri më 31 korrik të këtij viti.

Related Articles

Back to top button