Konsumatorët në botë tashmë po “mësohen” me rritjen e madhe të çmimeve
Konsumatorët në botë tashmë po “mësohen” me rritjen e madhe të çmimeve, por në Kroaci janë të habitur se sa kushton buka.
Çmimet e produkteve ushqimore në Kroaci po rriten shumë, kështu që çmimi i një kilogrami të një lloji të veçantë buke ka arritur pothuajse në 50 kuna (6.65 euro, ose rreth 780 dinarë).
Çmimi i llojeve të veçanta të bukës nëpër dyqane ka arritur në 50 kuna për kilogram (6.65 euro)”, shkruan gazeta, duke shtuar se për shembull, një lloj i veçantë i bukës pa maja “zdravko”, me peshë 400 gram, në zinxhir. “Konzum” kushton 19, 99 HRK (2.6 euro), që është 49.98 për kilogram.
Një lexues për “Jutarnji” thotë se është turp që fshatarët kroatë paguhen për blerjen e grurit me çmime të ulëta, dhe buka shitet me çmime kaq të larta nëpër dyqane.
– Në Gjermani do të paguaja dy euro për bukë të ngjashme, pas rritjes së çmimit – pohon ai.