Lajme
8 raste të reja me COVID-19 në Preshevë
Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente, 28 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 184 persona nga territori i rrethit të Pçinjës.
14 raste të reja janë regjistruar në Vranjë, tetë në Preshevë dhe dy në Bujanoc.
Vendet e tjera në rrethin Pçinjës janë pa infeksione të reja.
Gjatë ditës së djeshme në klinikën e COVID-19 në Vranjë janë ekzaminuar 43 pacientë, njëri prej tyre me pneumoni.
Në Ambulancën e Fëmijëve Covid janë kontrolluar 11 fëmijë. Nuk ka të dhëna pozitive, njoftuan nga Qendra Shëndetësore në Vranjë.