Lajme

Spektakël me karrige në kuvendin e Preshevës, këshilltarët e PDSH-së nuk lejojnë sekretarin e kuvendit të ulet në vendin e tij – VIDEO

Nje spektakel me karrige ka ndodhur dje gjate seances se kuvendit te Presheves.

Ngjarja ndodhi ne fillim te seances deri sa po ulej sekretari i kuvendit te Presheves disa keshilltare nga PDSH nuk lejuan te vendoset karrigeja ne vendin afer foltores si revolte ndaj ish keshilltarit te kesaj partie Hamdi Fejzullahut, i cili muaj me pare dha doreheqje nga rradhet e PDSH-se dhe iu bashkua koalicionit APN dhe LR.

Ne videon e kapur nga RTV Aldi shihet deri sa po vendosej karrigeja afer foltores per sekretarin e kuvendit keshilltare nga PDSH-ja terheqin me force duke mos lejuar kryetarin e kuvendit Sami Salihun ta vendos aty.

Per ta qetesuar situaten dhe te lejoje fillimin e seances ka qeve vete kryetari i kuvendit Salihu i cili urdheroi qe sekretari i kuvendit te ulej ne nje ulse ne anen e djathte te kuvendit per te vazhduar me rrjedhen e seances.

PDSH ka thene se nuk do te lejoje te keqperdoret mandati i cili eshte fituar me votat e kesaj partie e qe Hamdi Fejzullahu duhet ta kthej ate ne PDSH.

Related Articles

Back to top button