Lajme
Vuçiq: Çmimi i energjisë elektrike po rritet, po luftojmë që të mos jetë më shumë se 10 për qind
Presidenti Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se çmimi i rrymës sigurisht që do të rritet, por se ata po përpiqen që rritja e energjisë elektrike dhe gazit për popullatën të mos jetë më shumë se 10 për qind.
Në fjalimin e tij të hënën para publikut, Vuçiq ka bërë të ditur se do të vazhdojë me investimet që kanë filluar.
Ai shtoi se shteti Serb po merr shumë masa për të mirëmbajtur sistemin energjetik gjatë vjeshtës dhe dimrit.