Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 255 mijë euro për libra shqip në Luginë

Sigurimi i librave shqip për Luginën e Preshevës, si rezultat i një përkushtimi afatgjatë, sot po merr hapat e duhur drejt konkretizimit të kërkesave shumëvjeçare ndaj qeverive shqiptare.

Gjatë qeverisjes së mirë të ALTERNATIVËS, nxënësit shqiptarë në Luginë e nisën vitin shkollor në shtator 2019 me libra shqip, me ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë. Ndërkaq sot, Qeveria e Kosovës ndau 255 mijë euro, për tekste shkollore në gjuhën amtare për nxënësit e shkollave shqipe të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kjo, si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme, për vënien në zbatim të politikave dhe nismave zhvillimore për shqiptarët e Luginës.

Mirënjohje të gjithëve që i patëm përkrah në këtë kauzë të përbashkët!

Ndërkohë, vazhdojmë të jemi këmbëngulës për funksionalizimin e Fondit Kombëtar, duke e cilësuar si projektin dhe prurjen më të rëndësishme për qeveritë shqiptare ndaj Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button