Lajme

Fiket zjarri në deponinë e Bujanocit

Gjatë ditës së djeshme, në orët e vona të mbrëmjes, persona të papërgjegjshëm dhe qëllimkëqinj kanë ndezur deponinë e qytetit, e cila ka ndotur në masë të madhe cilësinë e ajrit në qytet dhe fshatrat përreth.

Nga ora 23:00 e ditës së shtunë, e deri në mesditën e sotme, punëtorët e NP Komunalia kanë qenë në detyrë për ta shuar zjarrin dhe kanë sajuar deponinë, e cila tash është kthyer në gjendje normale.

Për të vëzhguar situatën e krijuar në deponi, sot ka dalë edhe kryetari i komunës Nagip Arifi, i cili që në mëngjes ka qenë afër punëtorëve të NP Komunalia.

NP Komunalia ka lajmëruar edhe organet e policisë për të hetuar përgjegjësit e ndezjes së qëllimshme të deponisë.

Komuna e Presheves i apelon të gjithë qytetarët për të qenë më të kujdesshëm dhe të mos vie përsëri deri te ndotja e ajrit.

Related Articles

Back to top button