Nuk e keni vendosur rripin e sigurimit në autostradë?
Gjithashtu është planifikuar që shpejtësia mesatare të matet në rreth 50 pjesë të autostradave në tërë Republikën e Serbisë.
Drejtoria e Policisë Rrugore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me JP “Rrugët e Serbisë” dhe Drejtorinë për Masat dhe Metalet e Çmuara, do të fillojë më 29 korrik, me një sistem të zgjeruar dhe të përmirësuar të matjes së shpejtësisë mesatare të gjitha autostradat.
Në fazën e parë të këtij projekti është planifikuar që shpejtësia mesatare të matet në rreth 50 pjesë të autostradave në gjithë Republikën e Serbisë.
Përveç matjes së shpejtësisë, me anë të këtij sistemi do të mund të përcaktohet nëse shoferi dhe pasagjerët në automjet përdorin rripin e sigurimit, si dhe nëse shoferi përdor celularin në mënyrë të paligjshme gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e këtij sistemi do të krijohen kushte për përmirësim shtesë të sigurisë në komunikacion në Republikën e Serbisë, thonë nga MPB-ja.
Në pesë vitet e fundit, në aksidentet e trafikut që kanë ndodhur në autostrada, mesatarisht në vit kanë humbur jetën 40 përdorues të rrugës, ndërsa shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion ka qenë vozitja me shpejtësi të papërshtatshme, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshe, Administrata e Policisë Rrugore do të vazhdojë të kontrollojë shpejtësinë me ndihmën e radarëve dhe interceptorëve të dorës edhe në periudhën e ardhshme.