Lajme

Shqiprim Arifi: Heshtje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës

Komuna e Preshevës ka kaluar një situatë të jashtëzakonshme me shfaqjen e vatrës së zjarrit në Bashkësinë Lokale Corroticë, me ç’rast janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me dhjetra hektarë pyje. Një katastrofë ekologjike! Fatmirësisht, gjatë natës së kaluar është evituar zjarri që ka pasur tendenca t’i kaploj shtëpitë përreth pyjeve.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj zjarrfikësit për punën e tyre te palodhshme, anëtarët e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët ndihmuan në këto ditë të rënda për vendin tonë.

I falënderoj gjithashtu miqt tanë për telefonata të panumërta inkurajuese, ndërkaq qeverive tona të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për heshtjen e tyre bezdisëse.

Sidoqoftë, problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë gjithashtu probleme të dy qeverive tona, edhe në raste të tilla siç ka kapluar Preshevën në këto ditë të vështira. Prandaj nuk kemi kërkuar kurrë lëmoshë por vetëm se kryerjen e obligimeve që kanë këto dy qeveri në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Related Articles

Back to top button