Lajme

Në aksidentin e trafikut në Preshevë lëndohen dy gra

Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur dje në Preshevë dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në Preshevë, në hyrje të fshatit Çukarkë, njoftojnë nga policia e Vranjës.

Në këtë pjesë të rrugës ka ndodhur një përplasje e dy makinave të pasagjerëve, një tip “Volkswagen Golf” dhe një “Mercedes”, të cilat lëviznin në të njëjtin drejtim.

Përplasja ka ndodhur kur Golf ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër.

Me atë rast lëndime të rënda ka pësuar një grua (30) nga rrethina e Preshevës, e cila ka qenë duke vozitur golf, ndërsa shoqëruesi i saj është lënduar lehtë.

E plagosura rëndë është transportuar për tretman të mëtutjeshëm në QKV Vranjë.

Hetimin në vendngjarje e kanë kryer pjesëtarët e policisë rrugore, me leje nga Prokuroria Themelore Publike Vranjë.

Related Articles

Back to top button